Shqipëria

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit


Apeli i Posaçëm ka konfirmuar pafajësinë për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin.

Kjo pasi ai u akuzua për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Kapri dhe pesë ish-zyrtarë të kësaj Bashkie u akuzuan së pari për shkelje në tenderin e blerjes së druve të zjarrit me 9.2 milionë lekë të rinj të zhvilluar në tetor të 2017-s.

Më pas akuza tjetër ishte ajo e pengimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke mbyllur me çelës në rrethin e jashtëm tre shkolla dhe 1 kopsht në lagjet 2 dhe 5 të qytetit të përcaktuara nga KQZ si qendra votimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore