Shqipëria

Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë


Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Kështu është shprehur Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Ritmi i integrimit mund të jetë i ngadalë, por procesi duhet të i bazuar te merita. Në qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë”, ka vijuar ai.

Rama në konferencë me Röpke: Do të krijohet një Komitet i Përbashkët Konsultativ

Röpke sakaq ka folur për krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Një projekt pilot, i cili do të vijojë deri në fund të vitit, por që pritet “të zgjatet deri në fund të vitit, me synimin për ta kthyer në të përhershëm”.

“Ne jemi gati, bazën ligjore e kemi, pritet të caktohen me meritokraci anëtarët dhe mund të vazhdojmë më pas me hapat e tjerë. Të vijojmë menjëherë me këtë hap”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se nga takimet me sindikatat dhe anëtarët e shoqërisë civile është bërë e ditur se “duhet mbështetja jonë madhore për zgjerimin”, për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ne jemi avokatët e shoqërisë civile, Ne nuk mund të zhgënjemë aspiratat  e qytetarëve shqiptarë”.

“Kemi 18 anëtarë nga sindikata që kanë punuar për dy opinione të rëndësishme. Mendoj që ka qenë e suksesshme”.

Po ashtu Röpke është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen, duke shpresuar vijimin me këtë projekt.

“Pozicioni ynë është i qartë: përfshirje graduale e vendeve kandidate”, ka ravijëzuar ai.

“E kemi shtjelluar programin për vendet kandidate dhe komisioni po e mbështetje me projekte dhe financime”, ka shtuar ai.

Në lidhje me sfidën për integrimin në BE, Ropker ka thënë gjithashtu se “testi i të rinjve” është një tjetër nismë e rëndësishme, që është përfshirja e të rinjve edhe të vendeve kandidate.

“Ne fokusohemi te të rinjtë në Shqipëri me fondacionin Evropian të trajnimeve dhe vitin e ardhshëm do të fuqizimi edhe te trajtimi i dialogut social”.

Mesdita e 19 shtatorit, pritet t’i gjejë liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel për një drekë pune.

Mikpritësja është Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Fokusi i takimit do të orientohet rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes partnerëve në kontekstin e Planit të Rritjes.

Prania e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti është konfirmuar për Albanian Post nga zyrat respektive për media.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero pohoi për AP-në se ftesat u janë dërguar edhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Në Bruksel, duhet të jenë të pranishëm edhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shtoi Pisonero.

Bosnjë dhe Hercegovina ishte vendi i fundit që dorëzoi zyrtarisht dy ditë më parë draftin e saj të axhendës së reformave, mësoi AP-ja.

Këto axhenda do të jenë parakusht për disbursimin e fondeve të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Komisioni (Evropian) aktualisht është duke finalizuar vlerësimin e tij mbi axhendat e reformave të partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor, duke mbuluar si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, duke përfshirë ato të Bosnjës dhe Hercegovinës, draftin e të cilës e kemi marrë sot”, deklaroi një zëdhënës i KE-së për Albanian Post.

Zyrtari theksoi se pasi të finalizohet vlerësimi, Komisioni do të konsultohet me shtetet anëtare për axhendat e reformës në Komitetin IPA.

Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja ka mbështetur reformat në rajonin e zgjerimit me asistencë financiare dhe teknike që nga viti 2007.

Më pas, në rast të një opinioni pozitiv të lëshuar nga Komisioni, KE-ja do të miratojë Axhendat e Reformës të paraqitura nga përfituesit, sqaroi më tej zyrtari evropian.

“Synimi është që të jemi në gjendje të disbursojmë parafinancimin sa më shpejt të jetë e mundur për të nisur reformat pasi të jenë finalizuar procedurat, duke përfshirë marrëveshjet përkatëse të lehtësirave dhe kredisë me secilin partner”, ravijëzoi në përmbyllje zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore