Kosova

Bsilimi takon ambasadoren jorezidente të Kanadasë, e informon për dialogun


Besnik Bislimi dhe Jessica Blitt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të mërkurën ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt, të cilën e ka informuar mbi procesin e dialogut me Serbinë.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një komunikate për media të mërkurën, ku thuhet se Bislimi e ka falendëruar ambasadoren për mbështetjen e pareshtur të Kanadasë për Kosovën, duke veçuar përkrahjen ndaj proceseve të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Palët biseduan rreth raporteve bilaterale dhe potencialit për zgjerimin dhe thellimin e tyre edhe më tej”.

Në këtë takim, gjithmonë sipas njoftimit, u theksuan bashkëpunimi mes kuvendeve dhe deputetëve të dy shteteve, ngritja e marrëveshjeve apo memorandumeve të mirëkuptimit për fuqizim të ndërveprimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e lidhjeve në sferat ekonomike.

“Zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren edhe mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut”.

Duke shprehur mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri e ka falënderuar ambasadoren për bisedën dhe shkëmbimin e ditës së sotme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore