Shqipëria

Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët


Gerti Bogdani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike (PD), Gerti Bogdani, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Abdixhiku ka thënë se lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikun të tij dhe të LDK-së e ka marrë me pikëllim të thellë.

Lideri i opozitës ka thënë se Bogdani gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë.

“Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare”, ka thënë ai në telegramin e ngushëllimit.

Gerti, shtoi Abdixhiku, ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD.

“Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar”.

Në emër të tij personal dhe anëtarësisë së LDK-së, Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Politika shqiptare e tronditur nga ndarja e papritur nga jeta e Gert Bogdanit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore