Cilat janë klubet me pagat më të larta në Champions League 2024-25? Epo, Real Madrid qëndron në krye, i ndjekur nga Bayern Munich dhe Manchester City. Kjo është tabloja aktuale e pagave bruto të klubeve pjesëmarrëse në kompeticionin më të mirë evropian për këtë sezon.
Kombet që kanë më shumë skuadra në dhjetëshen e parë janë Anglia, e cila sheh Manchester City-n, Arsenal-in dhe Liverpool-in në dhjetëshen e parë, dhe Spanja me tre të mëdhenjtë Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid.
Italia ndalet në dy përfaqësuese, Inter-i dhe Juventus-i. Gjermania dhe Franca janë me nga një përfaqësuese, përkatësisht Bayern Munich dhe PSG.
Mes kampionëve të pesëshes së madhe, i vetmi që mungon në dhjetë skuadrat e para për sa i përket pagave është Bayern Leverkusen, me “Aspirinat” që zënë vendin e pesëmbëdhjetë.
Për të parë klubin e parë jashtë pesë ligave kryesore, duhet të zbresësh në pozitën e 18-të, ku Benfica shfaqet me 37.5 milionë euro bruto.
Më poshtë është renditja e klubeve me pagën bruto më të lartë, bazuar në vlerësimet e “Capology”:
1.Real Madrid – 271.2 milionë euro bruto
2.Bayern Munich – 270.2 milionë euro bruto
3.Manchester City – 236.6 milionë euro bruto
4.Paris Saint Germain – 207.8 milionë euro bruto
5.Arsenali – 206.3 milionë euro bruto
6.Barcelona – 195.6 milionë euro bruto
7.Liverpool – 150 milionë euro bruto
8.Inter – 141.7 milionë euro bruto
9.Atletico Madrid – 129.6 milionë euro bruto
10.Juventus – 108.4 milionë euro bruto
11.Milan – 104.3 milionë euro bruto
12.Aston Villa – 101.3 milionë euro bruto
13.Borussia Dortmund – 95.7 milionë euro bruto
14.Leipzig – 91.6 milionë euro bruto
15.Bayer Leverkusen – 74.9 milionë euro bruto
16.Atalanta – 59.2 milionë euro bruto
17.Monaco – 47.7 milionë euro bruto
18.Benfica – 37.5 milionë euro bruto
19.Bologna – 36.1 milionë euro bruto
20.Girona – 31.7 milionë euro bruto
21.PSV – 26.8 milionë euro bruto
22.Stuttgart – 26 milionë euro bruto
23.Lille – 23.5 milionë euro bruto
24.Feyenoord – 21.4 milionë euro bruto
25.Sporting CP – 20.9 milionë euro bruto
26.Brest – 19.5 milionë euro bruto
Nuk ka informacion për: Shakhtar Donetsk, Celtic, Crvena Zvezda, Dinamo Zagreb, Young Boys, Salzburg, Club Brugge, Slovan Bratislava, Sparta Prague dhe Sturm Graz.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi