Nuk kanë kaluar pagat.
Kështu kanë bërë me dije punonjësit e aeroportit të Vlorës, të cilët këtë të mërkurë të 18 shtatorit kanë bllokuar punën duke zgjedhur të protestojnë për të drejtat e tyre.
Punonjësit – në hyrje të një kantieri ndërtimi – kanë pretenduar se kanë disa muaj pa marrë rrogën.
Teksa paralajmëruan se do të pezullojnë punën, një dritë jeshile erdhi nga kompania përkatëse.
Protestuesit ndaluan revoltën e tyre pas negociatave me përgjegjësit e firmës, të cilët iu premtuan se deri të premten do t’u kalohen të gjitha pagat.
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë”, tha njëri prej punonjësve.
Ai theksoi se “ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi