Kampionate

Tre gola dhe asist, Jasir Asani shkëlqen në Champions League-n aziatike


Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka qenë në një nga mbrëmjet e tij më të mira me ekipin e tij Gwangju në duelin e Champions League-s aziatike ndaj Yokohama FM. Sulmuesi kuqezi shënoi tre gola dhe dhuroi një asist në fitoren 7-3 të ekipit të tij.

Gwangju priti Yokohama F. Marinos në raundin e parë të Champions League, duke arritur një fitore të thellë në shifrat 7-3.

Asani hapi serinë e golave në minutën e dytë të ndeshjes. Goli i dytë personal nga sulmuesi kuqezi do të vinte në minutën e 55-të. Ndërsa, tripleta u kompletua me golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së dytë. Jasiri asistoi edhe të goli i katërt i vendasve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore