Gjykata Speciale

Dëshmitari i 86-të në Speciale dëshmon në seancë të mbyllur


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dëshmitari i 86-të, do të nis dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) të martën, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së Christopher Bennett për Albanian Post.

“Dëshmitari i radhës do të nis dëshminë e tij sot pasdite. Dëshmia e tij do të jetë private, prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave”, ka thënë Bennett për AP.

Edhe dëshmitari i 85-të ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Gjykata Speciale ka marrë vendim që të largojë 11 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe shtatë të tjerë të dëshmojnë me shkrim.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes njoftimit për media.

“Në përputhje me urdhrin e Panelit të datës 29 maj, ZPS-ja sot më 16 shtator njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e njëmbëdhjetë dëshmitarëve. Po ashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë me shkrim deklaratat e 7 dëshmitarëve në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Të hënën në Speciale, ka dëshmuar dëshmitari i 85-të për të cilin është thënë nga trupi gjykues së është ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 85 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 85-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore