Kampionate

Champions League nis zyrtarisht epokën e re


Një epok e re në UEFA Champions League do të nisë këtë të martë të 17 shtatorit. Formati i ri i kompeticionit më të mirë për klube në Evropë do të ngrejë siparin, teksa 36 skuadra do të luftojnë për trofeun më të lakmuar në kontinentin e vjetër.

Që nga fillimi i kompeticionit inaugurues, i njohur si European Champion Clubs’ Cup, në vitin 1955, UEFA ka evoluar vazhdimisht dhe ka përshtatur Champions League-n për të mbajtur ritmin me ndryshimet më të gjera në lojë.

Me katër skuadra më shumë sesa formati i vjetër dhe me një fazë lige në vend të asaj klasike me grupe, Champions League tashmë është nën një erë të re.

Kjo e martë do të sjellë gjashtë ndeshjet e para të cilat do të luhen në dy orare të ndryshme.

Juventus – PSV Eindhoven dhe Young Boys – Aston Villa do të jenë dy ndeshjet hapëse të sezonit në Champions League 2024-25. Me të dyja takimet që fillojnë nga ora 18:45.

Bardhezinjtë rikthehen në Evropë pas një sezoni, ku munguan për shkak të pezullimit nga UEFA për raportimin e gabuar të bilanceve financiare. Përballë do të kenë një ekip si PSV-ja e cila në vitet e fundit duket se ka rigjetur formën më të mirë. Kjo do të jetë hera e parë që dy ekipet përballen në Evropë.

Young Boys e Zvicrës duket se tani është bërë e rregullt në këtë fazë të Champions-it. Përballë do të ketë një herë fituesin e kompeticionit, Aston Villa-n. Dy skuadrat përballen për herë të parë me njëra-tjetrën.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Villa-s në kompeticionin kryesor të futbollit evropian që nga viti 1983, pasi kishte fituar Kupën Evropiane (Champions League) një vit më parë.

Nga ora 21:00 do të fillojnë duelet: Bayern Munich – Dinamo Zagreb, Milan – Liverpool, Real Madrid – Stuttgart dhe Sporting – Lille.

Bayern është një nga favoritët e mëdhenj për të fituar trofeun dhe përballë do të ketë gjigandët kroat të Dinamo-s. Përballja e fundit në këtë kompeticion mes dy skuadrave përfundoi me një rezultat të përgjithshëm 7-0 për bavarezët (2-0, 5-0 viti 2015).

Milan – Liverpool është një ndeshje e madhe në futbollin evropian. Dy skuadrat janë përballur në një finale dramatike të Champions League-s 2005, ku kuqezinjtë humbën një takim të cilin në pjesën e parë po e fitonin me rezultatin 3-0.

Kuqezinjtë nga Italia janë skuadra e dytë me më shumë trofe në Champions League pas Real Madrid-it, shtatë, ndërsa Liverpool-i vjen pas tyre me gjashtë (po aq sa Bayern Munich).

Dy skuadrat u përbllën për herë të fundit në fazën e grupeve të Champions League, ku Liverpool i fitoi të dyja ndeshjet (2-1, 3-2).

Kampionët në fuqi dhe absolut të kompeticionit, Real Madrid-i, me 15 trofë, do të presin në “Santiago Bernabeu” miqtë nga gjermania të Stuttgarit-it.

Pas një sezoni mbresëlënës në Bundesliga, Stuttgart-i rikthehet të luajë në Champions League për herë të parë që nga sezoni 2009-10 kur arriti në 16-të më të mirat.

Real Madrid dhe Stuttgart përballen për herë të parë mes tyre në Champions League.

Takimi tjetër do të jetë ai mes Sporting dhe Lille. Dy skuadra që kanë qenë pothuajse të rregullta në garat evropiane, pavarësisht se nuk kanë arritur asnjë trofe. Ky do të jetë takimi i parë mes tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore