Lajme

Stoltenberg: Paqe në Ukrainë ka vetëm nëse Kievi futet në NATO


Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, e vetmja mënyrë që të ketë paqe afatgjatë në Ukrainë, është që Kievi të aderojë në Aleancë dhe të jetë pjesë e saj.

Por, sipas tij, nuk ka ende konsensus të gjerë mes vendeve anëtare, për të ftuar zyrtarisht Ukrainën në organizatë.

“Aleatët e NATO-s nuk kanë arritur ende një konsensus për të ftuar Ukrainën në aleancë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përjavshmen Foreign Policy.

“Nuk mund të ketë ftesë për Ukrainën derisa të gjithë aleatët të bien dakord. Kjo kërkon konsensus dhe ne nuk e kemi ende këtë,” tha ai.

Stoltenberg tha gjithashtu: “Në planin afatgjatë, nuk mund të ketë paqe dhe siguri në Ukrainë pa u bërë Ukraina aleate e NATO-s”.

“Nëse doni një fund të shpejtë të kësaj lufte, atëherë mbështetja ushtarake për Ukrainën është rruga,” vazhdoi zyrtari i lartë.

Aleatët e NATO-s thanë në një samit në Washington në korrik se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është “e pakthyeshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore