Shqipëria

Interi rinovon kontratën me Kristjan Asllanin


Kristjan Asllani do të mbetet zikaltër deri në vitin 2028. M

Kështu ka bërë me dije vetë faqja zyrtare e Interit, në një publikim ku tregohet se tashmë Asllani e ka rinovuar kontratën e tij edhe për katër sezone te tjera me klubin zikaltër.

Asllani u përfol se kishte ngjallur interesimin edhe të Paris Saint-Germain, për një kalim të bujshëm në Francë në merkaton e ardhshme. Megjithatë, deri tani duket se ai ka vulosur dëshirën për të qëndruar me Interin.

Lojtari shqiptar, vetëm 21 vjeç, ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës italiane, duke ofruar ekuilibër dhe soliditet në mesfushë sa herë që Inter-i ka nevojë për të.

Edhe pse ai nuk është një nga emrat më të njohur në ekip, aftësia e tij për të rikuperuar topa dhe për të shpërndarë lojën ka tërhequr vëmendjen e klubit francez, i cili po kërkon të përforcojë skuadrën e tij me talente të rinj dhe perspektiva të ardhshme.

Inter-i nga ana e tij është i vetëdijshëm për potencialin e Asllanit dhe vlerën e tij në rritje në treg. Megjithatë, mundësia për të marrë një shifër të mirë për transferimin e tij mund të jetë joshëse, veçanërisht nëse PSG është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro që llogariten si çmimi fillestar i lojtarit.

Edhe pse Inter-i ka hezituar të humbasë një prej talenteve të tyre në zhvillim, realiteti ekonomik i klubit mund t’i bëjë ata të konsiderojnë seriozisht ofertën e skuadrës pariziene, e cila është ende në kërkim të një mesfushori me profilin e Asllanit.

I riu shqiptar ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në Serie A dhe performanca e tij ka qenë kyçe në faza të ndryshme të sezonit. Edhe pse roli i tij në skuadrën italiane nuk ka qenë gjithmonë ai i titullarit të padiskutueshëm, rritja e tij ka qenë konstante dhe kjo ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha.

Te PSG, Asllani mund të gjejë mjedisin ideal për të bërë një hop cilësor në karrierën e tij, duke luajtur në nivelin më të lartë në kompeticionet europiane.

E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë në qendër të bisedave gjatë merkatos së ardhshme. Nëse PSG vendos të ndjekë interesin e tyre, nuk do të ishte çudi të shihje mesfushorin kuqezi duke bërë valixhet për në Paris, në një operacion që mund të përfitojë si lojtarin ashtu edhe të dy klubet e përfshira.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore