Raportet në Itali pretendojnë se Federico Dimarco ka pësuar një dëmtim muskulor, kështu që ai nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm kundër Manchester City-t dhe është një dyshim për derbin e Milanos në fundjavë.
Italiani Dimarco pësoi një dëmtim muskulor gjatë barazimit 1-1 kundër Monza-s të dielën mbrëma dhe nuk ka gjasa të jetë në dispozicion kundër Manchester City-t të mërkurën.
Disa burime në Itali, duke përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “Tuttosport”, pohojnë se mbrojtësi italian ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e djathtë.
Edhe pse “Tuttosport” pretendon se është vetëm lodhje e muskujve, nuk ka gjasa që Dimarco të jetë në dispozicion për ndeshjen hapëse të Champions League kundër Manchester City-t pas dy ditësh.
Sipas “Sky Sport Italia”, dëmtimi i ri do të thotë se Dimarco është gjithashtu në dyshim për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Milan-it më 22 shtator.
Dimarco, 26 vjeç, ka bërë katër paraqitje në Serie A këtë sezon, duke filluar katër ndeshje nga katër kundër ekipeve si Genoa, Lecce, Atalanta dhe Monza.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke