Gjyqtari që ndaloi aksionin e Monza-s kundër Inter-it bëri ‘gabim serioz’, thotë eksperti
Eksperti i futbollit i “DAZN”, Luca Marelli thotë se gjyqtari Luca Pairetto bëri “një gabim serioz” duke ndaluar lëvizjen sulmuese të Monza-s në vend që të lejonte avantazhin në një moment loje kundër Inter-it.
Inter-i i Simone Inzaghi-t u ndal në një barazim 1-1 nga Monza në stadiumin “U-Power” të dielën, por vendasit u tërbuan nga një ndalesë loje kur gjyqtari Pairetto u dha atyre një goditje dënimi në vend që të lejonte avantazhin.
Italiani Matteo Pessina kishte fituar topin në një pozicion të shkëlqyer në buzë të zones, megjithatë, zyrtari i fryu bilbilit të tij përpara se Pessina të mund të prekte topin, duke i dhënë Monza-s një goditje dënimi.
“Është turp për një gabim të rëndë në minutën e 94-të”, tha eksperti i arbitrimit i “DAZN”, Marelli, të dielën mbrëma.
“Kishte një faull të qartë të Pavard ndaj Dani Mota-s. Në fillim dukej se ishte avantazh, por kur pati një sfidë të dytë mes Zielinski-t dhe Bondo-s, ai vendosi të ndalonte lojën sepse ndoshta nuk e kishte kuptuar që topi po shkonte drejt Pessina-s, i cili do të kishte qenë i vetëm përpara portierit të Inter-it, praktikisht pa kundërshtarë”.
“Është një turp sepse performanca ishte shumë pozitive, por ky gabim e shkatërroi atë sepse nuk presim të jetë kaq i nxituar një gjyqtar, veçanërisht nga përvoja e Pairetto-s”, vijoi ai.
E niente ragazzi.
C’era il Monza con un pallone solo da spingere in gol all’ultimo secondo, e c’era in tribuna la #MarottaLeague … giuoco fermo, ovviamente.
È il prosieguo della scorsa stagione!!#monzainter pic.twitter.com/fTlpZ1Ybj2— Tiziano Logiodice (@TizianoLogiodic) September 15, 2024
Inter-i ka tetë pikë në katër ndeshje të Serie A pas dy fitoreve dhe dy barazimeve.
Kampionët në fuqi të Serie A janë vetëm një pikë prapa liderit të tabelës Napoli dhe vizitojnë Manchester City-n në debutimin e tyre në Champions League 2024-25 të mërkurën përpara se të takohen me Milan-in në derbin della Madonnina më 22 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com