Operacioni i antidrogës “Kolonia”, tre të arrestuar për trafik droge – konfiskohet drogë në vlerë 40 mijë euro
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Prishtinës nën dyshim për trafik droge në një operacion të koduar “Kolonia”, derisa është konfiskuar drogë në vlerë 40 mijë euro.
Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve fillimisht rreth orës 17:30 në rrethrrotullimin në Fushë-Kosovë është ndaluar një person me inicialet D.E. me veturë me targa vendore.
Pas kësaj, Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij dhe ka gjetur dëshmi apo prova materiale, paketime të marihuanës, kokainës, ekstazisë e peshore digjitale.
Po ashtu, organet e rendit kanë bërë bastisje në banesën e të dyshuarit të dytë me inicialet Sh.O.. Tek ai ka gjetur marihuanë e 200 euro të gatshme.
Operacioni është finalizuar me arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale B.I. dhe atij i konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se bënte transportimin e substancave narkotike.
Ndërsa ndaj të treve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Policia ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime të tjera në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend dhe në veçanti masa të ashpra ligjore po aplikohen dhe do të aplikohen ndaj personave të dyshuar të involvuar në abuzimin dhe shitblerjen e substancave të dyshuara narkotike-drogave në përgjithësi.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla dhe bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë, në veçanti për rininë tonë”, ka apeluar Policia në komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi