Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka rrugë të qëndrueshme për popullin e Kosovës pa mbështetjen amerikane.
Këto komente, Tahiri i ka bërë në një intervistë për televizionin publik, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku është duke qëndruar që disa ditë në një vizitë zyrtare.
“Amerika vazhdon të ketë ndjesi ndaj Kosovës. Çdo herë kur përmendet progresi dhe rrugëtimi ynë kanë dëshirë të dëgjojnë lajme të mira, janë mbështetës”, ka thënë Tahiri.
Mirëpo, Tahiri ngriti shqetësimin se tregimi për Kosovën, narrativi për Kosovën “është ka shtyhet shumë nga diplomacia e Serbisë”.
“Është tepër e nevojshme që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që të tregohet për të vërtetën e Kosovës, të tregohet për miqësinë që vendi ynë dhe populli e ka dhe po ashtu të kërkohet mbështetje”, shtoi.
Prandaj, deputeti i AAK-së konsideron se “nuk ka rrugë të qëndrueshme për popullin e Kosovës, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë pa mbështetjen amerikane”.
“E them me përgjegjësi të plotë; në çdo takim që e kam pasur, prej nivelit më të lartë – Kryetarit të Kongresit e deri tek kryetarët e komunave dhe kongresmenë të gjithë kanë ndjeshmëri të lartë”.
Por, ajo që sipas Tahirit duhet bërë është “që të shfrytëzohet komunikimi drejtpërdrejtë, komunikimi i sinqertë dhe po ashtu të shfrytëzohet lobi shqiptaro-amerikanë, të shfrytëzohen shqiptarët në SHBA, të cilët kanë ndikim të madh, dhe të cilët janë ambasadorë tonë të vërtetë”.
“Pra një bashkërendim, një strategji për krijimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë dhe mbi të gjitha për të kërkuar ndihmën për anëtarësimin në NATO dhe ecjen përpara drejt integrimeve euroatlantike”.
SHBA-të, viteve të fundit, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, e kanë kritikuar – si kurrë më parë – vazhdimisht ekzekutivin e tij, posaçërisht sa i përket veprimeve në Veriun e banuar me shumicë serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
-
PDK: Kurti përveç se degradoi standardin e jetesës, tash po rrezikon seriozisht të ardhmen politike të vendit
-
Pesë spitale regjionale pa asnjë mjekë të kirurgjisë
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit