Fitimi neto i bankave shqiptare u rrit në 21.8 miliardë lekë ose 218.9 milionë euro në shtatë muajt e parë të vitit 2024, nga 17.46 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat janë bërë publike nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).
Bankat shqiptare vazhdojnë të shënojnë rezultate rekord në terma të përfitueshmërisë, të ndihmuara nga zgjerimi i vrullshëm i kreditimit, por edhe marzhet më të larta të interesave, të cilat aplikohen pas pandemisë.
Sipas të dhënave, teprica e portofolit të kredisë së bankave në vend arriti në 795.8 miliardë lekë në fund të korrikut, një rritje nga 702.9 miliardë lekë një vit më parë.
Depozitat u rritën në 1.62 trilion lekë në fund të korrikut, nga 1.49 trilionë lekë një vit më parë. Totali i aktiveve të sistemit bankar të vendit u rrit në 2 trilionë lekë, nga 1.83 trilionë lekë që ishte në fund të korrikut 2023.
Shifrat përbëjnë rezultatet financiare të njëmbëdhjetë bankave shqiptare.
Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ishte më e madhja mes tyre për sa i përket aktiveve në fund të tremujorit të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtyhet sërish seanca për “Sterilizimin”, Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor
-
Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit
-
Ish-zyrtari do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për “sterilizimin”
-
Skandali me diplomat false, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kallëzimit nga rektori
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit