Në një nga shpjegimet e çuditshme të saj, zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e pyetur për qëndrimin e ndërkombëtarëve që po e bëjnë fajtore Kosovën për esklaim të situatës, prandaj edhe e kanë vendosur në sanksione, ka marrë një shembull me shkollë fillore, për ta ilustruar situatën.
Në këtë zhvillim imagjinar të Gërvallës, janë dy djem që zëvendësojnë Kosovën dhe Serbinë.
Njëri është në klasë të shtatë (Serbia) dhe tjetri është në klasë të dytë (Kosova).
Personazhe janë gjithashtu (drejtoresha) që luan rolin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe mësuesja e klasës e të tjerë përreth që me gjasë përbëjnë shtetet perëndimore në përgjithësi.
“Çka nëse përdoret standard i dyfishtë nga ndërkombëtarët që ne jemi iniciatorët që po eskalojmë situatën e sigurisë?”, e pyeti gazetari Gërvallën në emisionin “DPT te Fidani”.
Ajo filloi me përrallën e shkurtër:
“Po e marrë një shembull shumë të thjesht: nëse një djalë i klasës së shtatë, djalin tënd që e ke në klasë të dytë, çdo ditë ta kërcënon, ta rreh, ti nuk do t’i thuash djalit tënd ta ndërrojë shkollën, po ti do kërkosh nga drejtoresha e shkollës, do kërkosh edhe nga mësuesja edhe nga të tjerët që janë rreth e rrotull, do të kërkosh të të disiplinohet agresori”.
Prandaj, u kthye në realitet Gërvalla, “edhe në këtë rast, Kosova nuk ka alternativë tjetër, nuk heqim dorë nga sovraniteti. Asnjë hap i Kosovës nuk e kërcënon Serbinë, ndërsa Vuçiç sillet sikur një fëmijë i lazdruar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Halim Berisha, dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
-
Pacientët presin deri në 3 vjet në QKUK – mungon sistemi për regjistrimin e pacientëve në listat e pritjes
-
Ndërpritet seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit
-
Petritsch druan se SHBA-së po i humbet durimi: S’ka më mbështetje për Kosovën – politika e Kurtit e fokusuar në nacionalizëm
Lajmet kryesore
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
E pamundur të dihet nëse radiot e Hezbollahut ishin tonat, thotë firma japoneze
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së