Kosova

Gërvalla për paralajmërimin e Vuçiç-it: Ai e ka bre zakon t’i teprojë gjërat, është lazdran dhe i rrezikshëm


Donika Gervalla

“Vuçiç-i e ka bre zakon me i tepru gjërat kur e din që s’ka më asnjë lloj force e pushteti. Prandaj, nuk po e kuptoj këtë show. Kosova nuk varet nga deklarimet dhe kërcënimet e Vuçiç-it”, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kur i është kërkuar një koment nga gazetari Fidan Jupolli në emisionin DPT, për paralajmërimin e Vuçiç-it rreth një politike të re kundrejt Kosovës.

“Për Vuçiç-in gjithkush e di nga e ka zemrën, nga e ka trurin dhe gjithkush e di se xhepin dëshiron ta ketë nga Bashkimi Evropian”, shtoi ministrja.

Gërvalla më pas e ka quajtur Vuçiç-in edhe “lazdran” dhe “i rrezikshëm”.


Gërvalla: Ndaj Vuçiç-it përdorët ledhatimi, ne iu kemi treguar ndërkombëtareve që është i rrezikshëm

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës vazhdimisht e kanë njoftuar botën perëndimore se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është një person i rrezikshëm.

Duke folur në emisionin DPT te Fidani, Gërvalla shtoi se i njëjti perëndim megjithatë përdori gjuhën e ledhatimit me liderin serb.

“Është e lodhshme se çfarë mund të thotë Vuçiç”, shtoi ajo, kur u pyet për paralajmërimin e mediave në Serbi se ky i fundit mund të dal me një politikë të re ku Kosova cilësohet si “territor i okupuar”.

“Ai asnjëherë nuk është ndalur me kërcënime që nga viti 2021. Prandaj kemi qenë të matur. Nuk e ndërtojmë politikën në bazë të pritjeve që i kemi nga Aleksandër Vuçiç. Prandaj, vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare. I kemi treguar që Vuçiç është një person i rrezikshëm e që nuk e kupton gjuhën e ledhatimit që është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, deklaroi Gërvalla.

“Kjo politika e ledhatimit nuk ka funksionuar as më herët as sot. S’ka funksionuar as me Millosheviç-in as me Putinin e më herët as me Stalinin. Shpresoj se aleatët tanë do të shohin që ai jo vetëm që nuk është pjesë e zgjidhjes, por vetë pjesë e problemit”, tha Gërvalla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore