Kosova

Në prag të përfundimit të mandatit, Kurti emëron edhe një zëvendësministër


Arsim Ademi dhe Albin Kurti

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj deri në përfundimin e mandatit qeverisës katër vjeçar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka emëruar, Arsim Ademin, si zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Një gjë e tillë u njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, ku u potencua se Kurti i ka uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kryeministri Kurti e uroi z. Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në komunikatë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, aktualisht si zëvendësministër e ka Taulant Kelmendin.

Ndërkohë zëvendësministër i Arsimit ka qenë edhe Dukagjin Pupovci, i cili dha dorëheqje në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore