Retorika se Kosova është pro BE-së e NATO-s është frazë boshe dhe gënjeshtër e madhe, thotë Maliqi
Për analistin politik, Agon Maliqi, retorika se Kosova është vend thellësisht pro Bashkimit Evropian e NATO-s është “një frazë boshe dhe gënjeshtër e madhe” derisa shumica e qytetarëve janë “qartazi pro kursit të tanishëm politikë të Qeverisë së Kosovës”.
“Përgjigja pozitive ndaj NATO-s dhe BE-së në sondazhe nuk ka kurrfarë vlere kur diçka e tillë nuk shihet në praktikë”.
Se Kosova “është hipokrite dhe e pasinqertë” në pro-perëndimorizmin e vet, këtë gjë më së miri, sipas Maliqit “e ka nuhatur prej kohësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“I cili popullit thjesht po ia jep atë që po e kërkon”, shton ai, në një postim në platformën sociale, Facebook.
Për një kohë relativisht të gjatë Qeveria e Kosovës ka shkaktuar çarje në marrëdhëniet e saj me Perëndimin, kjo për shkak të qasjes në Veri të Kosovës.
Komuniteti Ndërkombëtar po fajëson Qeverinë e Kosovës se po ndërmerr hapa të njëanshme dhe të pakoordinuara në Veri të Kosovës, saqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan të deklarohen se po shqyrtojnë raportet e tyre me Qeverinë aktuale të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ngrihet Komiteti i Përbashkët Konsultativ, Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi edhe ekipin tonë në PE
-
Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë
-
E pamundur të dihet nëse radiot e Hezbollahut ishin tonat, thotë firma japoneze
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së