Një grumbull relativisht i madh i serbëve të mërkurën po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, duke kërkuar lirimin e katër të rinjve serbë që u arrestuan mesnatën e së martës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës serbët e arrestuar po dyshohen se kanë fyer e sulmuar zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në shëtitoren e qytetit.
Ndërkaq familjarët e të arrestuarve kanë pretenduar se ata janë keqtrajtuar gjatë arrestimit, pretendim që është mohuar nga Policia e Kosovës.
Protestuesit në anën tjetër po fishkëllejnë me filikaqa dhe po mbajnë pankarta në duar me mbishkrime si “Policia e Kurtit”, “Lërini fëmijët të largohen”, “Na ktheni fëmijët”, “A është e shqetësuar BE-ja?”.
Njëri nga avokatët e të arrestuarve, Millosh Deleviç, i ka thënë mediumit serb me seli në Kosovë, Kossev, se deklaratat e Policisë së Kosovë dhe të akuzuarve se si ka nisur ngjarja nuk përputhet.
Në mesin e protestueseve, siç raportohet, është edhe politikani opozitar serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviç si dhe disa zyrtar të Listës Serbe.
Sipas raportimeve tre prej të arrestuarve kanë qenë në gjendje të dehur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti e Vuçiç në Bruksel – jo për dialog, por për milionat e BE-së
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
Lajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Vala e dytë e shpërthimeve në Liban vret 20 dhe plagos 450
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023