Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo” të dielën, ka thënë se Gjermania është pro largimit të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) më shumë se një vit më parë, por ka shtuar se së fundi “herë një shtet, herë një tjetër” ka kërkuar që masat të mbeten në fuqi.
“Qëndrimi i Gjermanisë është pro heqjes së masave. Ketë e kanë bërë publike disa herë, dhe ka qenë një ndër shtetet që më së shumti kanë insistuar që të hiqen masat. Ky duhet të jetë vendim unanim i BE-së, dhe javëve të fundit jemi njoftuar se herë një shtet herë një tjetër kanë kërkuar të mbeten masat për shkak të pakënaqësive të tyre për arsye të ndryshme”, ka thënë ajo.
BE-ja dhe shtetet anëtare, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara (SHBA), vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga “hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar” që mund të rrisin më tej tensionet, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Osmani nuk ka pranuar të japë detaje se për cilat shtete bëhet fjalë për shkak të “diskrecionit diplomatik” rreth kësaj çështjetje, derisa ka përmendur edhe problemet në vendimmarrjen e BE-së për masat: “Kosova është 100 për qind në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së… nganjëherë mezi presin një mospajtim sado të vogël që të bllokohet vendimmarrja”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rekomanduar largimin e masave ndëshkuese kundër Kosovës muaj më parë, por shtetet anëtare akoma nuk kanë vepruan në bazë të raportit. BE-ja ka paralajmëruar më herët se veprimet e fundit të qeverisë mund të ndikojnë negativisht në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi