Deklarata qesharake e Faton Pecit, thotë se çfarë ka bërë ai është revolucion edhe për Evropë, jo vetëm për Ballkan
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar në emisionin DPT te Fidan Jupolli, se puna e tij në sektorin e Bujqësisë dhe sjellja e tij ministrore janë revolucionarizuese jo vetëm për shtetet e rajonit këtu në Ballkan, por edhe për shtetet e Bashkimit Evropian.
“A e dini çfarë dallimi rrënjësor e radikal ekziston në ministrinë e Bujqësisë. Dallimi është si dita me natën, radikal”, tha fillimisht Peci, për t’u lëshuar në lavdata të tjera për vetën.
“I kemi dhënë përkrahje sektorit të Bujqësisë 300 milionë euro, e prej 300 milionë eurove ofrim për sektorin e Bujqësisë i pari i ministrisë së Bujqësisë nuk e ka ushtru ndikimin as edhe në një rast të vetëm se kush do të jetë përfitues i subvencioneve ose i granteve. Kjo nuk është revolucionare vetëm për nivelin e rajonit ose vendet e Ballkanit, po kjo nuk besoj që ekziston as në vendet e Bashkimit Evropian”, pohoi Peci dhe u zgjerua në shpjegim, “kjo, ku një ministër e ka përgjegjësinë e menaxhimit 300 milionë euro dhe në asnjë rast nuk e ushtron asnjë ndikim”.
Kjo nuk është hera e parë që Peci për elemente krejt normale të punës së ministrit shprehet me pompozitet, duke eskaluar krejtësisht si në këtë rast të krahasimit me Bashkimin Evropian.
Normalisht deklarimet e Pecit janë krejtësisht të pavërteta.
Buxheti vjetor i Bashkimit Evropian është rreth 180 miliardë euro dhe rreth 25 për qind e kësaj shume shkon në bujqësi dhe degë të ndryshme të kësaj fushe. Patjetër se as që diskutohet që nuk ka kurrfarë ndikimi korruptiv të personave që merren me shpërndarjen e këtyre shumave miliardëshe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi