Haradinaj: Osmani, Kurti e Gërvalla “në luftë të pakompromis” për elektoratin rugovist në Podujevë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin, Albin Kurtin e ministren e Jashtme, Donika Gërvallës, për siç ka quajtur ai “luftë të pakompromis” për elektoratin rugovist në Podujevë.
Krerët e shtetit të shtunën morën pjesë në përurimin e shtatores së ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Komunën e Podujevës.
“Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka”, ka shkruar Haradinaj.
“Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: ‘Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës’”, ka shtuar ai.
Në vlerësimin e tij Kurti e Gërvalla një përshëndetje të tillë nuk e thonë kurrë – “as që e mendojnë”, ndërkaq Osmani edhe kur e thotë – “çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi