Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me gjernallejtënant Bashkim Jashari gjatë vizitës së tyre zyrtare në Raimstein të Gjermanisë, kanë prezantuar pakon e re të ndihmës të ofruar nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin socia; ‘Facebook’.
“Këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci gjatë fjalimit të tij.
Ndër të tjera, ka përmendur ndihmën që ka ofruar Kosova deri tani.
“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione”.
“Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”.
Maqedonci, ka konfirmuar se mbështetja e Kosovës ndaj Ukrainës do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj.
Teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar Kosovën dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi