Kosova

Osmani e falënderon Finlandën për mbështetjen e Kosovës në çdo etapë


Elina Valtonen dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, ka takuar ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura”, ka shkruar Osmani në platformën sociale, Facebook, pas takimit me kryediplomaten finlandeze.

Osmani, siç ka njoftuar ajo vetë, e ka falënderuar Valtonen, për mbështetjen e Finlandës për Kosovën “në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

“Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”.

Kryediplomatja finlandeze gjatë ditës ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore