Molliqaj: Zgjidhja për Urën e Ibrit vjen nga tavolinat e Brukselit, jo nga veprimet e kadetëve policorë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se zgjidhja për Urën e Ibrit s’gjendet në veprimet e kadetëve policor, por në tavolinat e Bruskelit.
Sipas tij, vetëm kështu mund të ndalen dramat e përditshme policore.
“E vërteta e zhveshur është se ura e Ibrit nuk është vetëm një strukturë fizike që zgjidhjen e gjen në veprimet e kadetëve policor të instrumentalizuar nga politika, por në tavolinat e Brukselit. Atje ku duhet të shtyhet fuqishëm çështja e ripërcaktimit të kufijve nëse nuk duam dramë të përditshme policore, e probleme socio-ekonomike të vazhdueshme”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social ‘Facebook’.
Nga këndvështrimi i tij ura është kthyer si kufi i brendshëm.
“Dështimi i këtij eksperimenti nuk është veç testim, është kthim mbrapa. Sepse bashkë me të sot e kemi prishjen e raporteve me aleatët, kemi draft më të keq për asociacionin, dhe nënvizimin e ri për urën. Pra problemi qenka politik, e jo i rendit e ligjit, jo i kokëfortësisë së liderëve”.
Duke thënë se Veriu s’ka qenë asnjëherë çështje guximi apo kokëfortësie.
“Politika nuk është garë kush po e mbanë më gjatë frymën. Edhe me statusquo edhe me asociacion telashet për Kosovën veç sa nisin”.
Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-së, KFOR, kanë sqaruar se rritja e numrit të pjesëtarëve të saj ka ndodhur për shkak të disa trajnimeve periodike që janë duke kryer tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
KFOR-i përmes një përgjigje për Albanian Post tha se kjo po bëhet për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale.
“Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodic”, ka thënë KFOR-i për AP.
Të njëjtit kanë thënë se janë duke e monitoruar situatën e sigurisë në Veri të Kosovës dhe mbesin vigjilent.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi