Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të dëshironte të vizitonte Kpjesën veriore të Kosovës, nëse një gjë të tillë do ta lejojnë forcat ndërkombëtare.
“Do ta vizitoja jo vetëm Mitrovicën, por edhe të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë”, ka thënë Vuçiç, shkruar Radio Televizioni i Serbisë, RTS.
Vuçiç ndër të tjera është shprehur “i pikëlluar” dhe “i pakënaqur” me situatën në Veri të Kosovës.
Vuçiç gjithashtu ka pretenduar se nuk janë të vërteta raportimet “se institucionet e Serbisë nuk funksionojnë në Kosovë”.
“Dy institucionet më të rëndësishme funksionojnë, ai i shëndetësisë dhe i arsimit”, ka potencuar Vuçiç.
Ndryshe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte thënë javë më parë se në rast se Vuçiç, vjen në Kosovë pa lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai do të arrestohet.
Ai këtë deklaratë e bëri në kontekstin e disa posterëve të vendosur në Komunën e Mitrovicës Veriore, me fotografi të Vuçiçit e në të cilat thuhej: “Të presim, komandant suprem”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë