Kosova

Hidhet granat dore në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok


Ilustrim

Në orët e hershme të ditës së mërkurë është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në komunën e Zubin Potokut.

Një gjë e tillë u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se dyshimet e para janë që mjeti shpërthyes është një granat dore.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Në Veriun e Kosovës në vitet e fundit janë hedhur mjete shpërthyese e janë djegur vetura të shumta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore