Kurti s’tregon që në takim me Hargreaves u diskutua mbi shqetësimin e ndërkombëtarëve për situatën në Veri
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin që ai të martën ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe nga i pari i Qeverisë, diplomati britanik theksoi se në takim është diskutuar posaçërisht për “shqetësimin e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar për veprimet e fundit të Qeverisë në Veri të Kosovës”.
Ndërkaq Kurti, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, u mjaftua të njoftoi se gjatë takimit ishte diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, pa specifikuar fare shqetësimin e ndërkombëtarëve.
Ndryshe Hargreaves, ditë më parë u shpreh i shqetësuar për aksionin e së premtes në Veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë komuna paralele të Serbisë, duke thënë se veprime të tilla mund të nxisin tensione.
“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë”, shkroi Hargreaves në Facebook.
“Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë