Kosova

Perëndimi s’po dëshiron që Kosova të fitojë 5 me 0 kundër Serbisë, thotë Konjufca


Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po dëshiron që Kosova të fitojë procesin e negociatave me Serbinë me rezultat “5 me 0”.

“Nëse Qeveria e Kosovës arrin me shtri sovranitetin edhe sundimin e ligjit në çdo centimetër katrorë të Kosovës, kjo i bie që nëse negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë është një lojë e futbollit, kjo është si fitorja pesë me zero, e këta nuk po dëshirojnë që Kosova të fitojë pesë me zero, pra faktori ndërkombëtar”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova, në emisionin “DPT TE FIDANI”.

Në konsideratën e tij nëse Kosova arrin që ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës, atëherë nuk ka më nevojë për negociata dhe se kjo është “brenga” e komuniteti ndërkombëtar – pra dështimi i procesit të dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Negociatat në vitin 2011 kanë filluar se Kosova është pajtuar që nuk mund të bëjë në Veri sundimin e ligjit. Pse me bë negociata çfarë do të ndodhë me strukturat e MUP-it në Veri”, potencoi ai.

Kryekuvendari ndër të tjera potencoi se dialogu “duhet të përjetojë një ri-start, pra ri-formatizim”.

“Kjo i bie që me e bind Serbinë, që e ka pranuar Kosovën de facto dhe me u sjell si e tillë. çdo shteti i Serbisë që nuk na trajton si shtet de facto e bllokon dialogun”, shtoi ai.

Konjufca beson se me ardhjen e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë së Bashkimit Evropian mund të ketë ndryshim në qasje në raport me dialogun.

“Po, presim”, tha ai duke potencuar se nëse ndiqet rruga e tyre paraprake, kjo na dërgon në qorrsokak, cila është kjo rrugë – me pas mirëkuptim për Vuçiç-in që ai me e konsideru marrëveshjen shportë me qershia, pra e zgjedh cilën dëshiron”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore