Kosova

Konjufca: Zajednica “goxha projekt i vdekur” – Marrëveshja Bazë s’ka lidhje me shtet brenda shteti


Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se “Zajednica” – siç e quan Lëvizja Vetëvendosje, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe –  e vitit 2013 dhe 2015 është “goxha projekt i vdekur”.

“Për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dashur të jetë një mekanizëm jo-qeveritar”, tha ai për këtë çështje në një intervistë për Klan Kosova, në emisionin “DPT TE FIDANI”.

Konjufca potencoi se Marrëveshja e Brukselit e Ohrit e dakordësuar me 27 shkurt fillimisht e më pastaj më 18 mars në Ohër nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me “Zajednicën”.

“Marrëveshja e Ohrit s’ka lidhje me shtet brenda shteti”, shtoi ai.

Kryekuvendari ndër të tjera vlerësoi se disa prej shteteve Perëndimore “kanë mbetur shumë prapa”, siç tha ai, në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicën”.

“Disa prej faktorëve ndërkombëtar kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një Zajednicë, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore