Kosova

S’ka integrim të Ballkanit Perëndimor në BE nëse nuk zgjidhet çështja Kosovë-Serbi, thotë Lajçak


Miroslav Lajçak

Nëse çështja në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet nëpërmjet procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian atëherë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Union vihet në rrezik.

Kështu të paktën ka theksuar i deleguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak gjatë një paneli në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë, të shtunën.

“Nëse nuk e zgjidhim çështjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mund të harrojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Diplomati sllovak ndër të tjera ka vlerësuar se si në Kosovë ashtu edhe në Serbi aktualisht mungon vullneti politik dhe se shoqëria në të dyja vende nuk janë të gatshëm për një proces e cila do të përfundonte me zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në shkurt do të kemi zgjedhje parlamentare në Kosovë, prandaj është naive të presim një kthesë para zgjedhjeve. Por ne duhet të shohim një ndryshim të rëndësishëm në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore