Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, vizitën e tij në Kosovë të ejten e ka nisur përmes një takimi me Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.
Takimin në fjalë e ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate për media ku theksohet se Ulutas ka informuar Goffus mbi aktivitetet e KFOR-it konfrom rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për mbështetjen qe ky mision i jep dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gjeneralmajor Ulutaş informoi mbi aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e OKB-së dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Në harkun kohor prej dy javëve Kosovën vizituan zyrtarët më të lartë të institucioneve më kredibile të sigurisë botërore në rajon.
Në Kosovë gjatë kësaj kohe shefi i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës, William Burns, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stuart B.Munsch.
Të gjitha këto vizita të rëndësishme erdhën në kohën kur autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, përfshirë edhe iniciativën për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike
-
Tahiri: 9 shkurti do jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
Lajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Vengu takon diplomatët e huaj për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake
-
Trump refuzon thirrjen e Harris për debat të dytë, thotë se “është tepër vonë”
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion