Kosova

Zgjedhjet 25’ – KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote


KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lista Preliminare e Votuesve përmban 2 milionë e 47 mijë e 148 votues, pra 161 mijë e 700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

“Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është: 209 mijë e 878 votues, prej të cilëve: 124 mijë e 366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë 18 vjeç.

Ndërkaq 85 mijë e 512 votues, sipas KQZ-së, mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore