Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 218-të të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se në të gjitha takimet që ai ka pasur si me Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns e me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Amerikan Stuart Munsch, çështja që është diskutuar ka qenë edhe hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.
Kurti, të mërkurën, gjatë fjalisë hyrëse tha se për urën e Ibrit, ekzekutivi është duke i bërë “të gjitha konsultimet e nevojshme” si dhe po “kryen punët e shtëpisë”.
“Si përshembull: Trajtimin e draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të Urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, tha ai.
Duke komentuar vizitën e Burns e Munsch në Kosovë, Kurti tha se “mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm”.
“Përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit si dhe progresi demokratik dhe ekonomik”, shtoi ai.
Ai në mbledhje njoftoi edhe per vizita të reja në Kosovë.
Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.
Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” se ekziston një rrezik real sa i përket hapjes së urës kryesore në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë seriozisht në sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, duke përfshirë ata amerikanë.
“Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka theksuar Hovenier, krahas thirrjes për Qeverinë e Kosovës që mos të ndërmarrë veprime drejt hapjes së urës së Ibrit në këtë moment.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike
-
Tahiri: 9 shkurti do jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
Lajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Vengu takon diplomatët e huaj për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake
-
Trump refuzon thirrjen e Harris për debat të dytë, thotë se “është tepër vonë”
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion