Zyrtarja gjermane: Marrëveshja me Serbinë për litiumin s’ka asnjë ndikim në dialogun Prishtinë-Beograd
Franziska Brantner, Sekretare shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë, ka thënë se marrëveshja në mes të Bashkimit Evropian dhe Serbisë për litiumin serb, nuk do të ketë asnjë ndikim në lidhje me çështjet që shteti serb që i ka me Kosovën, përkatësisht në dialogun që ndërmjetësohet nga Unioni.
Këto komente, Brantner i ka bërë në një intervistë për “Danas”, pas raportimeve të disa mediave serbe se kjo marrëveshje do ta përshpejtonte rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Duke iu përgjigjur kritikëve se marrëveshja për litiumin është bërë në kurriz të demokracisë në Serbi, ajo thekson se dakordimi në fjalë nuk ka ndikim në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe shton se e gjithë kjo nuk ka asnjë ndikim në zgjidhjen e problemeve në Bosnje e Hercegovinë, si dhe në Kosovë.
“Kjo është e gabuar, nuk ka tregti me litium për demokraci, nuk ka zbritje në litium për shtetin e së drejtës. Projekti i litiumit nuk ka asnjë ndikim në negociatat e anëtarësimit në BE, çështjen e Kosovës apo diskutimin mes Kosovës dhe Serbisë apo sfidat në Bosnje e Hercegovinë”, insiston Brantner.
“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ta”, potencon ajo, duke shtuar se “Komisioni Evropian dhe kancelari [Olaf] Scholz e kanë thënë shumë qartë”.
“Projekti mund të jetë një mundësi për Serbinë që të përdorë potencialin e saj për ndërtimin e industrive të reja lokale përgjatë zinxhirit të vlerës së automjeteve elektrike në një mënyrë miqësore me mjedisin”.
Por, zyrtarja gjermane tregon se në fund Serbia do të vendos nëse do ta zbatojë dhe me kë, “ndoshta me Kinën dhe ndonjë kompani tjetër”.
Të premten e 19 korrikut Serbia dhe BE-ja nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për partneritet strategjikë në fushën e lëndëve të para të qëndrueshme, zinxhirëve të vlerës së baterive dhe automjeteve elektrike në Pallatin e Serbisë.
Ky nënshkrim erdhi pas një takimi që patën në Beograd presidenti serb Vuçiç me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz – shtyrësi më i madh për këtë marrëveshje.
Memorandumi mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian – ndër të tjera – synon të sjellë përfitime reciproke në përputhje me Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi