Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës. Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, do të vazhdojë këtë të hënë (sot, 26 gusht).
Gjykimi në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – rasti më i madh i Gjykatës Speciale – do të nisë në orën 09:00, ndërsa në bazë të kalendarit, seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën dhe të enjten (27, 28 dhe 29 gusht), për të mbyllur numrin e seancave këtë muaj.
DHSK njoftoi javën e kaluar se avokati britanik Ben Emmerson është tërhequr nga ekipi mbrojtës i Veselit. Në njoftimin e DHSK-së thuhej se Veseli dhe Emmersoni u pajtuan për ndërprerjen e përfaqësimit ligjor për shkak të prishjes së parevokueshme të marrëdhënieve të tyre klient-avokat.
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë kur avokatët specialë largohen nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së. Më 19 janar të këtij viti, avokati amerikan, Gregory Kehoe, në emër të ekipit mbrojtës të Thaçit, ka deklaruar se ish-presidenti “ka dështuar të përmbushë obligimet” sa u përket pagesave.
Ndryshe, nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 79 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 80-të.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu garanton: Asnjë ministër s’krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë, qytetarët e dinë
-
Haxhiu njëherë thotë se ura s’është për dialog, pastaj pranon se Bislimi diskutoi në Bruksel për urën
-
Autogoli i Agim Ademit në minutën e 90-të
-
NATO edhe pas takimit me Bislimin konfirmon se do ta vazhdojë prezencën në urën mbi Ibër