Për hulumtuesin në organizatën e pavarur International Crisis Group, Marko Prelec hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve mund të nxisë tensione të reja në Veriun e Kosovës.
“Por, nuk pres domosdoshmërisht të ketë ndonjë lloj dhune, mund të shohim demonstrata”, potencon njohësi i situatës politike në Ballkanin Perëndimor në një intervistë për Zërin e Amerikës
Në vlerësimin e tij kjo çështje vlen të trajtohet në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – si një gjest miqësor ndaj BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“Mendoj se ka një kohë që dialogu është në një lloj kome… Por, ajo që dialogu mund të bëjë është të trajtojë çështje të nivelit më të ulët si çështja se çfarë të bëhet me urën kryesore në Mitrovicë”, shton ai.
Duke komentuar vizitën e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns në Kosovë, Prelec potencon se “shmangia e tensioneve të reja në Kosovë, mund të ketë qenë një nga temat e diskutimeve” në mes të tij dhe liderëve kosovarë.
“Vizita e Burns synonte shtytjen përpara të disa interesave amerikane rreth qëndrueshmërisë së rajonit”, pohon ai.
I pyetur për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e BE-në, Prelec beson se ekzekutivit kosovar tashmë i ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatët e saj më të rëndësishëm në një shkallë domethënëse.
“Shtetet e Bashkuara ndoshta janë më të zëshme se të tjerët, por edhe Bashkimi Evropian dhe vende të ndryshme anëtare si Franca, Gjermania, Italia kanë qenë mjaftë të qarta rreth dëmit që u është shkaktuar marrëdhënieve dhe faktit se janë më pak të gatshëm të ndërhyjnë në emër të Kosovës. Kështu që kjo tashmë ka ndodhur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqiptarët në Luginë protestojnë përsëri më 23 shtator
-
Osmani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
-
Osmani: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë së Kosovës
-
Abdixhiku pyetet për koalicion të mundshëm me LVV-në: Kemi probleme të thella ideologjike dhe të mirëbesimit
Lajmet kryesore
-
23 Ditët e Testit për Kosovën: Vuçiç Fiton Terren, Albin Kurti Humbet Aleatët
-
Hasani nga New Yorku: Firmosim disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave
-
Bejrut, Hezbollahu mes parashikimeve dhe maktheve: “Po sikur Izraeli të godasë Nasrallahun?”
-
Osmani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së