VanHorn takim me Ramën, rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes
E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama.
Kjo, “për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë”, shkruan ambasada në X.
“VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”.
Today, U.S. Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met with Prime Minister Edi Rama to celebrate the strong friendship and shared values between our nations as NATO Allies and strategic partners. Ms. VanHorn reaffirmed the U.S. Government’s unwavering support for Albania’s role in… pic.twitter.com/bJKjtBkFHX
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) August 23, 2024
Më herët, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, shprehu përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.
Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn shpreh interesin për të zbuluar dhe mësuar më shumë për Shqipërinë.
“Nga viti 2007 kur ju bashkova Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe Rusi”, u shpreh ajo.
VanHorn u shpreh e emocionuar që ndodhet në Shqipëri dhe që do të punojë për qëllimet e përbashkëta për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike”.
“Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, u shpreh VanHorn.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë