Sherri për gërvishtjen e makinave/ Arrestohet Fation Dauti, policia i gjen armë dhe drogë, në kërkim tre të tjerë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë një ditë pas sherrit te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë.
Sherri nisi pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, njëri Audi A8 me targa angleze.
Vajzat thirrën persona të tjerë për të sqaruar situatën, por që ky diskutim degradoi në dhunë me sende të forta mes 4 të rinjve.
Sipas Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Fatjon Dauti ka pasur armë me vete, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes.
Fatjon Dauti mbeti i plagosur nga sherri dhe prangat iu vunë mbrëmë, 22 gusht, në spital. Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Barjamaj, 25 vjeç dhe Isuf Lika, 24 vjeç. Bajramaj rezulton të jetë futbollist i Laçit dhe pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë