Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona pasi dyshohen për lëndim të rëndë trupor.
Ata kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rakaj të Ferizajt, ku janë përfshirë në një përleshje disa persona, pesë prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj shkaku lëndimeve trupore.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona”, thuhet në njoftim.
Katër prej të dyshuarve janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë rast.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu garanton: Asnjë ministër s’krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë, qytetarët e dinë
-
Haxhiu njëherë thotë se ura s’është për dialog, pastaj pranon se Bislimi diskutoi në Bruksel për urën
-
Autogoli i Agim Ademit në minutën e 90-të
-
NATO edhe pas takimit me Bislimin konfirmon se do ta vazhdojë prezencën në urën mbi Ibër