Gjykata Speciale

Thaçi dhe të tjerët – dëshmitari i 79-të përfundon dëshminë në seancë private


Ilustrim

Të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 79-të i Zyrës së Prokurorisë Speciale në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Dëshmitari në fjalë, siç u njoftua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka qenë një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E gjithë dëshmia e tij është dëgjuar në seancë privatë.

Me përfundimin e dëshmisë kanë përfunduar edhe seancat e parapara të mbahen për këtë javë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të vazhdojë me 26 gusht.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Ndërsa të njëjtit ishin arrestuar nga Specialja në nëntorit e vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore