Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë në Kosovë, takon komandantin e KFOR-it mes paralajmërimeve për tensione
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën gjatë ditës, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutash, por nuk ka dhënë detaje tjera.
“Kam shërbyer dy herë në Forcën e NATO-s në Kosovë: Së pari si zyrtar i shtypit në Shtabin e Parë të KFOR-it në vitin 1999, dhe më vonë si këshilltar kryesor politik i dy komandantëve. Shumë i lumtur që jam përsëri në Kosovë. Faleminderit për pritjen gjeneralmajor Ulutash”, ka shkruar Ruge.
Ndryshe, takimi ndërmjet zyrtarit të lartë të NATO-s dhe komandantit turk të KFOR-it ka ardhur në kohën kur autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, përfshirë edhe inciativën për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
KFOR-i ka paralajmëruar javën e kaluar se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veriun e trazuar të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë, dhe në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin ta rregullojë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka deklaruar misioni.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara (SHBA), përfshirë ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kanë alarmuar së fundi për rrezikun sa i përket hapjes së urës mbi lumin Ibër, që mund të ndikojë seriozisht në sigurinë e ushtarëve amerikanë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi