Skandali me artikullin – jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së: S’kishte vullnet që të merren masa ndaj atyre që e publikuan lajmin
Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, RTK, Besnik Boletini, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, kjo për shkak të publikimit të një artikulli në RTK, ku akuzoheshin dy mediume kosovare, “Nacionale” dhe “Periskopi” për kontrollim dhe financim nga Serbia.
Në një arsyetim të gjatë, Boletini ka thënë se në RTK nuk ka pasur vullnet që të merren masa ndaj atyre që e kanë bërë lajmin.
“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, shkroi ai në platformën sociale, Facebook.
Në këtë situatë, sipas tij, bordi i kishte duart e lidhura.
“Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën”, shpjegoi ai.
Qëndrimi, sipas tij, në këtë rast ishte që ai ta adresojë me urgjencë raportin e komisionit dhe të marrë masat sipas ligjit dhe rregulloreve, të bëhet një komunikatë dhe të kërkohej falje ndaj dy mediave të apostrofuara dhe rasti të merrte epilog shumë shpejtë.
“Ishte një përpjekje e fundit e imja. Por, kjo u bë e pamundur. Votuan kundër Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. I pari dje ishte pro që të votohet kandidati për u.d, e. Sot votoi kundër. E dyta kishte qëndrim paraprak kundër. Që nga publikimi i atij artikulli, plani i disa anëtarëve të bordit ishte i qartë, mos të ketë ndëshkim atë ditë”.
Boletini, ndër të tjera, ka njoftuar se Bordi i RTK-së, kishte për përgjegjësi edhe suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla.
“Kjo gjë u bë e pamundur nga tre anëtarët tjerë, ishin kundër kësaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica). Disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim. Mendime këto që në fund maten me vota. Megjithatë u dakorduam për një komision profesional që ta zbardhë rastin”.
Boletini gjithashtu ka njoftuar qëndrimi i tij ishte që për këtë rast “të merren masa rigoroze”.
“Por, zvarritja u bë e madhe dhe e qëllimshme. Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti e Vuçiç në Bruksel – jo për dialog, por për milionat e BE-së
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
Lajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Vala e dytë e shpërthimeve në Liban vret 20 dhe plagos 450
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023