Hovenier për mbylljen e postave serbe në Veri: Veprim që ulë oreksin për ta mbështetur Kosovën
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë në Veri, e zbehu edhe një herë entuziazmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj.
Ai ka theksuar se dëshirojnë ta shohin Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por me veprime të njëanshme do të jetë e vështirë që të realizohen synimet e saj – prandaj edhe është shprehur i shqetësuar.
“Rruga për ta arritur këtë është duke punuar së bashku me ne, me partnerët tanë evropianë, me prijësit e BE-së, me prijësit e NATO-s. Por, vetëm një shembull. Hiç më larg se javën e kaluar, me këtë aksion të pakoordinuar kundër Postës, e patë se si BE-ja, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, të gjitha i ngritën shqetësimet e tyre”.
“Shqetësohem se veprimet e tilla ulin oreksin dhe zbehin zotimin – jo zotimin – por, entuziazmin për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë.
Ai ka përmendur edhe mundësinë që ka humbur Kosova për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), e ngjashëm sipas tij mund të ndodh edhe në procese të tjera.
“Kosova tashmë ka humbur një mundësi të rëndësishme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke mos reaguar ndaj kërkesave të partnerëve tanë evropianë, të cilët mund t’i zgjedhin kushtet që ata prisnin që Kosova t’i përmbushë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”.
“Jam shumë i shqetësuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, kërkesa e saj, aplikimi aktual për statusin e anëtarësimit, zbatimi efektiv dhe i plotë i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që është në dobi të Kosovës, brengosem shumë se do të ketë ndikim negativ”.
Më 5 gusht, Policia e Kosovës, njoftoi për zhvillimin e një aksioni pas informatave të pranuara nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Kështu autoritetet mbyllën nga tri objekte në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
Aksioni në fjalë u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian, duke u cilësuar si një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.
BE-ja e kritikoi aksionin, duke thënë se ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.
Blloku argumentoi se një veprim i tillë shkel dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Edhe Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të zhgënjyera” për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet “e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi