Një grafit me shkronja cirilike ku shkruan “vdekje shqiptarëve” është shfaqur në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, një ditë pas protestës së komunitetit shqiptar kundër politikës diskriminuese të Serbisë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, ka kërkuar nga organet e rendit që të zbulojnë autorin dhe të marrin masa adekuate.
“Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘vdekje shqiptarëve’. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të marrin masa”, ka shkruar Lutfiu gjatë ditës.
Ndryshe, shqiptarët kanë protestuar të hënën për “identitet dhe dinjitet” kundër politikës diskriminuese të Serbisë. Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen në institucione.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi