Kosova

Maqedonia e Veriut refuzon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së


Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, të premten, ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mos-ekstradimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit.

“Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më 17 korrik, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin arrestuar, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes, pasi që i njëjti kishte fletarrestim nga Serbia.

Disa javë më pas i njëjti ishte liruar me kusht.

Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme do të kishte vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore