Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të cilët e ka uruar për detyrën e re.
Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit.
“Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës”, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjera Kurti ka ofruar përkrahjen e tij për realizimin e programit qeverisës.
“Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”.
Pas Kurtit, në takim e ka pritur edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Sinanin me të cilen ka diskutuar për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe fillimin e mandatit të ri.
“Më tej, ata diskutuan mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Serbi, i cili në vazhdimësi përballet me politika destruktive nga Beogradi zyrtar”.
“Qeveria e Kosovës qëndron në mbështetje të plotë të bashkëkombasve tanë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e ku në vazhdimësi nuk ka munguar as përkrahja financiare në shërbim të mbrojtjes së gjuhës, kulturës, traditave të shqiptarëve atje”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Më 30 korrik, Ardita Sinani nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), është zgjedhur kryetare e re e Komunës së Preshevës, duke zëvendësuar në këtë pozitë Ragmi Mustafën.
Për zgjedhjen e Sinanit në krye të komunës me shumicë shqiptare në Serbi, kishin votuar 24 këshilltarë komunal të Preshevës, nga 38 sa janë gjithsejtë.
Sinani, që është edhe këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nënkryetar të saj do ta ketë Ragmi Mustafën nga Partia Demokratike Shqiptare.
Zgjedhja e Sinanit në krye të Komunës më të rëndësishme shqiptare në Serbi, ka ardhur pasi që e njëjta kishte fituar zgjedhjet lokale të 2 qershorit.
Por, përkundër se kishte dalur e para, Sinani, që gjatë zgjedhjeve e kishte pasur mbështetjen e plotë të Kurtit, dhe partia e saj nuk kishin arritur që ta kenë shumicën për të qeverisur të vetëm.
Në këtë drejtim, ata kanë bërë koalicion – përsëri, siç është raportuar, me ndihmë të Kurtit – me Partinë e dytë më të madhe shqiptare në këtë komunë, PDSH-në, Aleancën për Luginën dhe Unionin Demokratik Shqiptar (UDSH).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi