Kosova

Kurti në Veri, për të hapur një stacion policor në afërsi të Leposaviqit


Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë hapur një stacion policor në Soçanicë, afër Leposaviqit.

Kurti e Sveçla kanë qenë të shoqëruar nga Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sipas medias serbe me seli në Veri të vendit “KosovoOnline”, banorët lokalë kanë thënë se në vendin ku po hapet stacioni i ri i policisë janë të pranishëm një numër i madh i pjesëtarëve të policisë dhe njësive speciale.

Në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të ri policor në afërsi të Leposaviqit ka qenë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglar të Komunës së Zubin Potokut ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërkohë nuk ka të lënduar, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka pasur shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.

Shpërthim në Veri – s’ka të lënduar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore